Frashër Krasniqi për deputetët e VV-së: Ata kanë xhipa, ne kemi trotuare

Frashër Krasniqi ‘thumbon’ deputetët e VV-së: Ata kanë xhipa, ne kemi trotuare, ata s’besojnë te barazia.

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka reaguar nëpërmjet Facebookut pas deklarimit të pasurisë së deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi ka ‘thumbuar’ deputetët e LVV-së, duke i cilësuar mashtrues dhe mosbesues te barazia.

Postimi i plotë i Krasniqit:

– Ata kanë xhipa, ne kemi trotuare!

– Ata kanë nga 2 banesa në Marigona Hill, ne jetojmë me qira!

– Ata kanë shtëpia në Norvegji dhe 500m2 banesë në Kosovë, ne ende jetojmë në 60m2!

– Ata kanë truproja, ne jemi aktivistë e aktiviste!

-Ata janë mashtrues dhe nuk besojnë te barazia.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey