Freedom House me raport për “kombet në tranzicion”: Maqedonia mbetet regjim hibrid!

Organizata joqeveritare “Freedom House” publikoi një raport mbi gjendjen e demokracisë në 29 vende në tranzicion të titulluar “Vendet në tranzicion – nga dobësimi i demokracisë në agresion autoritar”.

Në raport thuhet se këtë vit, për herë të parë në shekullin e 21-të, forma dominuese e qeverisjes në rajonin e kombeve në tranzicion është një regjim hibrid.

“Katër demokraci kanë rënë në këtë zonë gri që kur filloi një periudhë e vazhdueshme e rënies demokratike në vitin 2004: Hungaria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia. Në të njëjtën kohë, tre regjime autoritare ndërmorën hapa demokratikë dhe iu bashkuan radhëve të regjimeve hibride: Moldavia, Kosova dhe tani Armenia”, thuhet në raport.

Sipas Freedom House, këto regjime mund të jenë demokratikisht minimale, me zgjedhje të rregullta, konkurruese, por institucionet e tyre jofunksionale “janë të paaftë për të ofruar komponentët përfundimtarë të demokracisë liberale: shqyrtimin dhe ekuilibrin, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e fortë” të të drejtave dhe liritë e të gjithëve”.

Siç raporton Zëri i Amerikës, në shkallën nga një deri në shtatë, ku një është niveli më i ulët i progresit demokratik dhe shtatë më i larti, Republika e Maqedonisë renditet me 3.5 për qeverisjen demokratike, 4.25 për procesin zgjedhor. 5, 25 për shoqërinë civile, 3, 25 për median e pavarur, 3,25 për gjyqësorin e pavarur, ndërsa 3,00 për korrupsionin. Vlerësimi i përgjithshëm për progresin demokratik është 3.82 ose 47 për qind.

Sipas Freedom House, kriza aktuale ofron një mundësi për të rishikuar procesin e pranimit në BE dhe se “Unioni duhet të fillojë përfundimisht bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke e detyruar Bullgarinë të heqë kundërshtimet e saj”.

Definitivisht, asnjë regjim hibrid në rajon nuk ka arritur të sfidojë gravitetin e zonës gri që nga viti 2002. Gjatë kësaj periudhe, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia flirtuan me demokracinë liberale, ndërsa Armenia dhe Moldavia pësuan episode autoritare, por të gjithë u kthyen në regjimin hibrid. 2021, vlerëson raporti.

Aktualisht, gjithsej 11 vende janë kategorizuar si regjime hibride në “Kombet në Tranzicion”. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey