Frikë për sulme? Rama flet sërish për Iranin: Sa rrezikohet Shqipëria dhe pse

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish rreth përplasjes së SHqipërisë me Iranin. Në konferencë me gazetarët nga Vjena, Rama tha se ndihet krenar që Shqipëria është bërë pjesë e asaj që e quajti ‘operacion humanitar” për strehimin e muxhahedinëve.

Ai kujtoi se vendi është pjesë e NATO-s dhe “Çdo sulm mbi vendin tonë është një sulm mbi NATO-n”

“Ne nuk jemi posaçërisht të rrezikuar pas ngjarjes. Ne e dimë shumë mirë se duke ndërmarrë hapin në përfshirjen e operacionit humanitar për muxhahedinët, kemi ndërmarrë një risk. Jam i lumtur që politika ka qenë e bashkuar. Kjo është bërë në funksion të një aleance strategjike me SHBA. Çdo sulm mbi vendin tonë, është sulm mbi NATO-n. Jetojmë në një botë ku përballemi me rreziqe dhe armiq të lirisë dhe demokracisë. Jemi krenar që jemi të dobishëm për një aleancë që shërben për një botë më të mirë”

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey