Fruthi një kërcënim global

Pas pandemisë së Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për përhapjen e fruthit. Sipas të dhënave të fundit vaksinimi për këtë sëmundje ka rënë ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

Fruthi është një nga viruset më ngjitëse njerëzore dhe është pothuajse tërësisht i parandalueshëm përmes vaksinimit megjithatë, kërkon 95% mbulim për të parandaluar shpërthimet midis popullatave.

Një rekord prej afro 40 milionë fëmijë kanë humbur një dozë të vaksinës së fruthit në vitin 2021, duke shënuar shkallën më të ulët të mbulimit global të dozës së parë të fruthit që nga viti 2008. Mos vaksinimi erdhi kryesisht për shkak të pengesave të krijuara nga pandemia COVID, thuhet në një raport të përbashkët OBSH dhe Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA.

Ndërsa rastet e fruthit nuk janë rritur ende në mënyrë dramatike në krahasim me vitet e kaluara, tani është koha për të vepruar sipas ekspertëve. Patrick O’Connor drejtor i OBSH-së për fruthin ka deklaruar se dy ..

Pas pandemisë së Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për përhapjen e fruthit. Sipas të dhënave të fundit vaksinimi për këtë sëmundje ka rënë ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

Fruthi është një nga viruset më ngjitëse njerëzore dhe është pothuajse tërësisht i parandalueshëm përmes vaksinimit megjithatë, kërkon 95% mbulim për të parandaluar shpërthimet midis popullatave.

Një rekord prej afro 40 milionë fëmijë kanë humbur një dozë të vaksinës së fruthit në vitin 2021, duke shënuar shkallën më të ulët të mbulimit global të dozës së parë të fruthit që nga viti 2008. Mos vaksinimi erdhi kryesisht për shkak të pengesave të krijuara nga pandemia COVID, thuhet në një raport të përbashkët OBSH dhe Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA.

Ndërsa rastet e fruthit nuk janë rritur ende në mënyrë dramatike në krahasim me vitet e kaluara, tani është koha për të vepruar sipas ekspertëve. Patrick O’Connor drejtor i OBSH-së për fruthin ka deklaruar se dy vitet e ardhshëm janë sfidues për të zbutur përhapjen e kësaj sëmundje.

Një kombinim faktorësh si masat e zgjatura të distancimit shoqëror mund të shpjegojë pse ende nuk ka pasur një shpërthim të rasteve, duke vënë në dukje natyrën shumë ngjitëse që ka sëmundja.

OBSH ka parë tashmë një rritje të shpërthimeve që nga fillimi i vitit 2022, duke u rritur nga 19 në pothuajse 30 raste dhe disa pjesë të Afrikës Sub- Sahariane si dhe Indisë mund të preken më shumë.

Klan News

Loading...