Fund dramatik në ‘Allianz Stadium’, VAR-i i heq fitoren Juventusit me Salernitanën

Dramë në “Allianz Stadium”. Juventusi ka arritur të barazojë 2-2 ndaj Salernitanas në minutat shtesë të ndeshjes.

“Zonja e Vjetër” ishte duke u mposhtur 1-2, por në minutat shtesë realizoi dy herë për të përmbysur rezultatin në 3-2.

Por, goli i fundit u anulua për pozicion jashtë loje, duke “çmendur” tifozët vendas

Ishte Antonio Candreva, i cili kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 18-të të ndeshjes.

Krejt në fund të pjesës së parë, Salernitana e dyfishoi epërsinë. Piatek realizoi nga pika e bardhë.

Me t’u nisur pjesa e dytë, Bremer, i cili e shkaktoi penalltinë, ngushtoi rezultatin në 1-2.

Vendasit u munduan deri në fund të gjenin golin e barazimit. Ishte minuta e 90+3 kur Bonucci shënoi. Ai e humbi penalltinë, por nga topi i kthyer realizoi për 2-2.

Milik shënoi krejt në fund, por goli iu anulua nga VAR për pozicion jashtë loje.

Arkadius Milik u ndëshkua me karton të kuq për protesta, e njëjtë e pësoi edhe trajneri Massimiliano Allegri.

Kjo humbje e zbret Juventusin në ven..

Kjo humbje e zbret Juventusin në vendin e 10-të në tabelë me vetëm nëntë pikë nga gjashtë ndeshje.

Në anën tjetër, Salernitana ngjitet në pozitën e nëntë me po aq pikë.

Loading...