Funksionarët e BESËS demantojnë mediat pro-qeveritare: Kërkim falje ose ballafaqim me ligjin!

Zëvendëskryetari i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha përmes një postimi në fejsbuk ka kërkuar që gazetari i portalit Tetovasot të kërkoj falje ose do të ballafaqohet me denoncim për shpifje lidhur me tekstin e publikuar “Bilall Kasami si Teuta Arifi, ka punësuar 200 militant të BËSËS që marrin rroga në komunën e Tetovës (VIDEO)”

Ja reagimi i plotë:

Në tekstin e publikuar nga portali “Tetovasot.com” nga gazetari Nevrij Ademi me titull “Bilall Kasami si Teuta Arifi, ka punësuar 200 militant të BËSËS që marrin rroga në komunën e Tetovës (VIDEO)”, mes tjerave përmendet edhe emri im megjithëse gazetari ka patur mundësi të më drejtohet me pyetje dhe të merr përgjigjen e duhur, ai përmes tekstit është munduar të krijon opinion të rrejshëm se unë si funksionar i Lëvizjes BESA marr kompenzim finansiar nga Komuna e Tetovës.

Duke e ndier si përgjegjësi morale së pari ndaj qytetarëve të Tetovës por edhe gjithë atyre që më njohin ju njoftoj se asnjëherë nuk kam marrë asnjë kompensim finansiar nga Komuna e Tetovë dhe poashtu e them këtu publikisht se as tash dhe as në të ardhmen nuk do kem asnjë përfitim finansiar nga Komuna e Tetovës.

I bëj apel gazetarit të “tetovasot.com” që në afat sa më të shpejtë të kërkon falje publike për lajmin e publikuar, përndryshe do jem i detyruar që të marr gjitha masat ligjore për keqpërdorimin e emrit tim në një tekst të orkestruar me qëllime politike ku dëmtohet imazhi im.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey