Futbollistet shqiptarë të Maqedonisë refuzuan kanaqet e “Birraria Shkup”

Futbollistët shqiptarë të Nacionales së Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi, Ezgjan Alioski, Egzon Bejtullai, Visar Musliu, Ferhan Hasani, Enis Bardhi (ky i fundit është në izolim për shkak të Covid-19) dhe Elif Elmas kanë refuzuar të festojnë dhe të fotografohen me kanaqet e “Birraria Shkup”, që është partner i reprezentacionit për në kampionatin europian, përcjell News-TV.

Këto kanaqe futbollistët tjerë i kanë marrë në hotel, ku janë vendosur, ndërsa kanë shkrepur disa fotografi në të cilën mungojnë lojtarët shqiptarë.

Futbollistët shqiptarë, të cilët njihen si praktikantë të fesë muslimane, nuk kanë mundur të reklamojnë “Birraria Shkup”, ndërsa ky gjest i tyre me siguri është mirëkuptuar nga kjo kompani, pasi nuk ka qenë ofendim për askënd. Deri tani nuk ka ndonjë reagim nga “Birraria Shkup”.

Para udhëtimit në kampionatin europin, “Birraria Shkup” të gjithë lojtarëve iu kishte ndarë nga një kanaqe personale.

Në europian, Maqedonia e Veriut është në grup me Holandën, Austrinë dhe Ukrainën./News-TV/

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey