Futbollistët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut s’e kënduan himnin maqedonas

Duket se futbollistët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nuk e kënduan himnin kombëtar maqedonas para fillimit të ndeshjes debutuese të shtetit fqinj në Kampionatin Evropian 2020 kundër Austrisë të dielën, shkruan portali Tetovasot, ku ka nxjerrë videon gjatë intonimit të himnit.

Maqedonia e Veriut pësoi disfatë në ndeshjen e saj debutuese në një Kampionat Evropian, pasi u mund 3:1 nga Austria në ndeshjen hapëse të Grupit C në Euro 2020.

Stefan Lainer, Michael Gregoritsch dhe Marko Arnautovic shënuan për t’ia siguruar Austrisë fitoren e parë në historinë e vet në një turne të madh, ndërkohë që goli debutues i Goran Pandevit shërbeu vetëm sa për ta ngushëlluar ekipin maqedonas të dielën në Arenën Kombëtare në Bukuresht.

Katër futbollistë me shqiptare luajtën titullarë për Maqedoninë e Veriut në këtë ndeshje. Arijan Ademi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski dhe Enis Bardhi ishin, ndërsa Ferhan Hasani dhe Egzon Bejtulahi u lanë në stol. Bardhi bëri lojë të mrekullueshme por nuk arriti ta frymëzojë shtetin fqinj drejt fitores në debutim.

Por asnjëri prej tyre që u kap nga kamera gjatë intonimit të himnit të Maqedonisë së Veriut nuk u pa duke e kënduar atë.

Maqedonia e Veriut – e cila e mundi Kosovën rrugës për ta siguruar pjesëmarrjen në Euro 2020 – do të përballet me Ukrainën në ndeshjen e ardhshme në Grupin C./Tetovasot

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey