Futbollisti i parë nga Shqipëria që do të luajë për Kosovën

Pavarësisht se jemi mësuar t’i shohim futbollistët nga Kosova teksa mbrojnë ngjyrat e Përfaqësueses së Shqipërisë, me listën e sotme të publikuar nga selektori Bernard Challandes, ka ndodhur e kundërta.

Në listën e Challandesit, për dy miqësoret kundër Guineas më 8 qershor dhe Gambisë më 11 qershor, figuron edhe emri i mbrojtësit Gledi Mici.

Futbollisti i cili luan aktualisht te Prishtina, karrierën e tij futbollistike e ka filluar te Kamza dhe zotëron pasaportën e Shqipërisë.

Ai është ftuar për herë të parë nga përzgjedhësi i Kosovës, për të qenë pjesë e skuadrës për dy miqësoret e qershorit.

Sipas rregullave të FIFA-s, në ndeshjet miqësore nuk është e nevojshme pasaporta. Kësisoj, Mici mund të bëhet futbollisti i parë nga Shqipëria që luan për Kosovën, në rast debutimi.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey