Gabon Atletico, pëson humbje nga Bilbao

Skuadra e Simeones u mposht 2 me 1 nga Athletic Bilbao në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në La Liga.

Berenguer zhbllokoi rezultatin duke kaluar Bilbaon në avantazh (8′), rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë. Ishte Savic që barazoi rezultatin (77′).

Ndërsa mendohej se Atletico do rikthente rezultatin, në skenë doli Martinez që vulosi fitoren e Bilbaos.

Pas kësaj humbje, Atletico mban kreun me 73 pikë, 2 më shumë se Reali dhe Barcelona, ndërsa Bilbao renditët në vendin e 10-të.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey