Galatasaray dëshiron transferimin e Adnan Januzajt

Adnan Januzaj mund ta vazhdojë karrierën në Turqi.
Sipas “FotoMaç”, Galatasaray është i interesuar për ta përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe objektivat kryesorë janë Adnan Januzaj dhe Cheikhou Koyate, transmeton lajmi.net.
Januzaj është njëri ndër objektivat kryesorë për Galatararayn në afatin kalimtar të verës.
Sipas artikullit, Januzaj ka kontratë deri në vitin 2022 por ka refuzuar vazhdimin e saj me Real Sociedadin dhe shanset që ai të largohet janë të mëdha.
Januzaj ka regjistruar 98 paraqitje në La Liga që nga transferimi i tij në Real Sociedad dhe ka shënuar 11 gola.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey