“Gara” mes Krasniqit dhe Hoxhajt sonte zhvendoset në TV

Kanë mbetur vetëm edhe tri ditë deri në mbajtjen e konventës së Partisë Demokratike të Kosovës ku do të zgjidhet kryetari i ri i këtij subjekti.

Në anën tjetër, kandidaturat për të parin e partisë mund të dorëzohen deri nesër në ora 17:00.

Zyrtarisht vetëm Memli Krasniqi ka shpallur kandidaturën e tij. Ushtruesi i deritashëm i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ende nuk e ka konfirmuar nëse do të kandidoj ose jo.

Pikërisht, sonte Memli Krasniqi dhe Enver Hoxhaj do të jenë të pranishëm në dy televizione të ndryshme dhe atë pothuajse në të njëjtën kohë e ku do të diskutohet rreth zgjedhjes së lidershipit të ri të PDK-së.

Më herët janë përmendur edhe emrat si Vlora Çitaku dhe Gent Cakaj, për kryetar të ri të PDK-së, por që janë demantuar nga ana e tyre.

Sipas të gjitha gjasave, i vetmi kandidat që mund ta sfidoj Krasniqin është Hoxhaj.

Ndryshe, PDK pas dorëheqjes së Kadri Veselit ka funksionuar për disa muaj me kryetar detyre.

Në zgjedhjet e fundit nacionale, kjo parti mori rezultatin zgjedhor më të dobëtin në historinë e saj.

Ndërsa qeverisë në disa komuna të vendit.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey