Gara për Tetovën: Zaevi nuk garanton mbështetje për kandidatët

Raundi i dytë në Tetovë pritet të sjellë një garë të ashpër mes Teuta Arifit dhe Bilall Kasamit. Dallimi në raundin e parë është vetëm 642 vota, e partitë tjera shqiptare që nuk arritën të hyjnë në raundin e dytë kanë marrë një numër të konsiderueshëm të votave, përcjell Klan Maqedoni.

Përkrahja e koalicionit Aleanca&Alternativa dhe e PDSH-së për ndonjërin prej kandidatëve, mund të jetë ndihmë e madhe, por edhe LSDM dhe VMRO DPMNE mund të luajnë rrol të rëndësishëm. Mickoski duke u përgjigjur për raundin e dytë të zgjedhjeve në Tetovës, me ironi rikujtoi një deklaratë të Kasamit.

“Sa i përket Tetovës, atje kemi dy kandidat, Teuta Arifi dhe i dyti është Bilall Kasami. Bilall Kasami kishte një deklaratë ku thoshte se është i gatshëm që të bashkëpunojë me të gjithë partitë politike, përveç me VMRO DPMNE-në. Nuk e di se a i duhet përkrahja e VMRO DPMNE-së, ai duhet vet ta thotë se a i duhet apo jo. Do të mendojmë në të periudhë që të mund të japin përgjigje konkrete për këtë çështje”, theksoi Mickoski.
Ndërsa, Zoran Zaev tha se nëse nuk arrihet marrëveshje, do t’iu bëhet thirrje simpatizantëve që të votojnë sipas bindjeve të tyre.
“Në rrethin e dytë, atje ku kemi partnerë të koalicionit, definitivisht politika që deri më tani e kemi ndërtuar do të jetë e njëjtë. Ne do të analizojmë dhe do ti themi qëndrimet tona. Po lë pak hapësirë sepse sigurisht që vet partnerët e koalicionit mund të dakordohen se ku dhe si do ti japin mbështetje njëri-tjetrit. Në rast se nuk ka marrëveshje, do ti lëmë që simpatizantët, aktivistët tanë të sjellin vet vendimin”, theksoi për Klan Maqedoni, kreu i LSDM, Zoran Zaev.

Në raundin e parë, Teuta Arifi morri 11 134 vota, që është një ulje prej 2000 votave në krahasim me 2017. E Kasami, i cili ishte kandidat edhe në 2017, morri 10496 vota, që është rreth 2000 vota më shumë./KlanMacedonia/

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey