Gashi i përgjigjet Zaevit, pasi që nuk dakordohet me versionin e propozim-ligjit për shtetësi të ASH-AAA

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi i është përgjigjur kryeministri Zoran Zaev për deklaratën ku thotë, se “zgjidhja ligjore për shtetësinë e pëgatitur nga koalicioni ASH-AAA, nuk është ashtu sikurse janë dakorduar me gojë”. Gashi thotë, se ndryshimet janë bërë në disa nene, që sipas tyre, kanë menduar se mund të jenë në funksion të ngritjes së cilësisë së tekstit, përcjell TV21.

Ndërkaq ka bërë të ditur, se janë katër pika për të cilat kanë diskutuar dhe janë marrë vesh gjatë bisedimeve për harmonizimin e qëndrimeve për Ligjin për shtetësi.

“Ne u morëm vesh që ta përpilojmë tekstin përfundimtar. Gjatë përpilimit të tekstit përfundimtar, ne kemi parë disa anomali brenda tekstit, që kemi menduar, se nëse përmirësohen, mund të jetë në funksion të ngritjes së cilësisë së tekstit dhe kjo fare s’ka të bëjë me ndonjë tendencë tjetër. Por, nëse për palën tjetër, konzistohet se ato janë ndryshime radikale, natyrisht se ne mund t’i ndryshojmë ato. Kryesisht jemi përmbajtur te ndryshimet për të cilat jemi dakorduar në takim, por ka pasur raste që kemi menduar se disa gjëra duhet të përmirësohen tani, se sa të lihen më vonë. Në tërësi kur e kemi parë Ligjin, janë 4 gjëra që ne jemi dakorduar, atëherë kur e kemi parë Ligjin, kemi parë disa nene ku kemi menduar se është mirë të ndryshohen, që mos të lihen për më vonë”, tha Gashi pas takimit joformal që u mbajt sot në selinë e Alternativës në Shkup, transmeton TV21.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey