Gashi ja mësynë Kosovës, takohet me Memli Krasniqin

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi njoftoi se ka realizuar një takim vëllazëror me Afrim Gashin, Kryetarin e Alternativës, i cili së fundi i u bë pjesë e Qeverisë, njofton agjencia e lajmeve INA

“Gashi e përgëzova për këtë vendim të drejtë, i cili është në funksion të përmirësimit dhe fuqizimit të pozicionit të bashkëkombasve tanë në këtë shtet.

Gjatë këtij takimi, diskutuam poashtu për situatën e përgjithshme politike në Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy partive tona”, u shpreh Krasniqi. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey