Gashi: Ne kemi një qeveri të qëndrueshme, të vazhdojmë deri në 2024

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi pas takimit të djeshëm të partnerëve të koalicionit të LSDM-së në Qeveri me kryeministrin dhe liderin e socialdemokratëve Dimitar Kovaçevski në Facebook-un e tij ka shkruar: “Vazhdojmë deri në vitin 2024” dhe ka postuar një foto nga takimi.

“Shumica parlamentare është stabile dhe funksionon normalisht. Përkundër thirrjeve të pazëshme të opozitës maqedonase, kjo qeveri vazhdon deri më 2024.
Vazhdojmë…”, ka shkruar ai.

Njëri nga deputetët e kësaj partie, Skender Rexhepi-Zejdi javën e kaluar njoftoi se po largohet nga Alternativa dhe se do të vazhdojë të jetë deputet i pavarur në Kuvendin e Maqedonisë. Edhe pa të, Alternativa dhe Qeveria konsiderojnë se shumica qeverisëse nuk është e rrezikuar, ndërsa LSDM thotë se ka 64 nga gjithsej 120 deputetë.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey