Gashi në Tiranë tek Edi Rama

Derisa AlternAtivA i vazhdon bisedimet për përfshirje në shumicën parlamentare, sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari Hysni Ismaili, ka qëndruar në Tiranë, me ftesë të kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Në këtë takim siç informohet nga kjo parti është biseduar për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve si dhe për rëndësinë e madhe që ka hapja e negociatave për aderim në BE për Maqedoninë e Veriut, ngase nga kjo varet edhe fillimi i negociatave për Shqipërinë.

Kryeministri Rama e ka falënderuar kryetarin Gashi për vizitën dhe e ka inkurajuar për rolin konstruktiv që e luan Alternativa në këtë kohë në skenën politike të Maqedonisë së Veriut.

Nga ana tjetër, kryetari Gashi e ka falënderuar kryeministrin Rama për ftesën dhe takimin, duke premtuar se Alternativa do të vazhdojë të mbetet besnike ndaj idealeve madhore kombëtare për integrim të shqiptarëve në Bashkimin Europian.

“Nëse hapja e negociatave për Shqipërinë vetëm pak varet nga vendimi i Alternativës për t’u përfshirë në qeverinë aktuale të Maqedonisë së Veriut, kjo për shkak të ndërlidhjes mes këtyre dy shteteve në rrugën euro-integruese, kjo është gjëja më e paktë që mund ta bëjmë ne për Shqipërinë”, ka theksuar Afrim Gashi.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey