Gashi thotë se kanë dyshime për dekretin: Kurti ka precedent penal

Gashi ka thënë se kanë dyshime për dekretin dhe se Kurti ka precedent penal.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se nuk e kuptojnë arsyen e thirrjes së seancës, të cilën Lëvizja Vetëvendosje po e quan “seancë për zgjedhjen e Qeverisë Kurti 2”.

Gashi ka thënë se kanë dyshime edhe lidhur me vendimin e lëshuar nga ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca për ta dekretuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë.

“Qendirmin [e LDK-së në këtë seancë] do ta shihni pas pak, megjithëse ne nuk kemi ndonjë material se për çfarë është thirrur kjo seancë. Kemi dyshime lidhur me dekretin i cili është lëshuar. Personi i cili është dekretuar është me precedent penal”, tha Gashi.

Ai shtoi se “nuk do ta votojmë Qeverinë Kurti”, ndërsa nuk pranoi të flasë tash lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

“Nuk jemi në atë pikë të rendit të ditës”, tha Gashi.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey