Gati 50 milionë euro: Mauro Icardi rikthehet në Serie A

Mauro Icardi rikthehet në Itali, mirëpo tek rivalët e Interit! Që nga largimi i tij nga Interi, Maurco Icardi ka qenë vazhdimisht i lidhur me një rikthim në Serie A.

Sulmuesi argjentinas ka shënuar 26 gola në 51 ndeshje të luajtura me PSG dhe konsiderohet si njëri nga sulmuesit më të mirë në Europë.

E përditshmja italiane La Repubblica, raporton se Milan synon transferimin e Icardit në merkaton e verës.

Rosonerët e shohin Icardin si zëvendësuesin ideal të Zlatan Ibrahimovic dhe Maldini ka përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurove.

Parisienët janë të gatshëm ta shesin Icardin, pasiqë Pochettino preferon Moise Keane.

Bisedimet mes Milanit dhe PSG pritet të fillojnë së shpejti dhe marrëveshja mund të arrihet me lehtësi, pasiqë Icardi e dëshiron rikthimin në Milano, shkruan La Repubblica.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey