Gati gjysmë milioni në vit, paga marramendëse që FFK-ja do t’ia paguajë Franco Fodës dhe stafit të tij

Franco Foda u prezantua zyrtarisht të shtunën si përzgjedhës te Kombëtarja e Kosovës. Trajneri gjerman ka nënshkrua kontratë dy-vjeçare me Federatën e Futbollit të Kosovës. Foda me ardhjen e tij është përfolur shumë edhe çështja e pagës vjetore që ai do ta marr nga FFK. Gazetari kosovar, Arlind Sadiku, zbuloi sa sa para do të […]

shkurt 19, 2024 - 03:00
 0  6
Gati gjysmë milioni në vit, paga marramendëse që FFK-ja do t’ia paguajë Franco Fodës dhe stafit të tij

Franco Foda u prezantua zyrtarisht të shtunën si përzgjedhës te Kombëtarja e Kosovës.

Trajneri gjerman ka nënshkrua kontratë dy-vjeçare me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Foda me ardhjen e tij është përfolur shumë edhe çështja e pagës vjetore që ai do ta marr nga FFK.

Gazetari kosovar, Arlind Sadiku, zbuloi sa sa para do të fitojë 57-vjeçari te Kosova, bashkë me stafin e tij.

Ai tha se trajneri do të paguhet në vit me pagën 400-450 mijë euro, bashkë me stafin e tij.

“Sipas informacioneve të mija, paga vjetore do të jetë rreth 400-450 mijë euro, së bashku me stafin”, deklaroi Sadiku për T7.