Gati i kanë kaluar të 50-tat, si po arrijnë këngëtaret tona të rinohen kaq shumë?

Këngëtaret tona të moshuara, a po rinohen më shumë se që duhet

Estrada shqiptare është e mbushur me talente të mëdha. Për vite me radhë janë kujdesur që të krijojnë hite të reja duke e pasuruar tregun muzikor me krijime të papërsëritshme.

Në imazhet e arkivuara, shihen qartë ndryshimet që kanë pësuar këngëtaret, ku disa prej tyre kanë zgjedhur të bëjnë intervenime plastike e disa përdorin aplikacionet me të cilat rinohen më shumë se ç’duhet, shkruan Indeksonline.

Fillojmë me Remzie Osmani, e cila karrierën e ka nisur në vitin 1977, (44 vite deri më tani). Në imazhet e publikuara vërejmë dukshëm ndryshimet që i ka bërë, në të cilën duket më e re tani se vite më parë. Tani ajo ka plotë 50 vite jetë.

Vazhdojmë me Shyhrete Behluli, e cila ka nisur karrierën para 47 viteve. Këngëtarja është kujdesur të mbajë vetën në formë të mirë, e që ‘sekretin’ e bukurisë e mban të fshehur. Secila paraqitje e saj komentohet por që shpesh herë kritikohet për intervenimet që ka bërë.

Këngëtarja kosovare Violetë Kukaj është komentuar jashtëzakonisht shumë për ndryshimet drastike që ka pësuar pas intervenimeve kirurgjike. Madje, për nga pamja e jashtme ajo është krahasuar edhe me reperen Tayna. Duket se ka pasur dëshirë të përcjellë trendin dhe të rinohet përkundër që ka 52 vjet.

Janë bërë plotë 26 vite që kur hyri në botën e muzikës. Edhe Mimoza Mustafa ka rënë ‘pre’ e operacioneve plastike, ku për dallim nga imazhet që e përshkruajnë mirë gjendjen e saj të mëparshme, tani po duket mjaftë seksi. Ajo tani ka plotë 47 vite jetë.

Edhe Ryva Kajtazi, aktore e këngëtare mjaftë e njohur për publikun, ka zgjedhur që me anë të ndërhyrjeve të rinohet edhe më shumë. 41 vjeçarja po vazhdon të mahnit rrjetin me bukurinë e saj që e ka përfituar pas operacioneve plastike.

Si dhe për fund, kemi përzgjedhur Jehona Sopin. Ajo është 41 vjeçare por që të lë përshtypje si të ishte 20 vjeçe. Këngëtarja ka zgjedhur që me anë të ndryshimeve si dhe photoshopit t’iu bëj konkurrencë edhe vajzave të reja.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey