Gazetari i njohur sportiv i hyn politikës, përfshihet në zgjedhjet lokale

Gazetari i njohur Safet Ademi i ka hyrë politikës, duke u bërë pjesë listës së kandidatëve për këshilltarë për komunën e Gazi Babës së Shkupit.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook:

“Të nderuar bashkëvendës të Komunës “Gazi Babë”
Me nderimet më të mëdhaja ndaj jush. Dua tju informoj se jam emëruar bartës liste nga BDI, për zgjedhjet lokale (2021) për Komunën e Gazi Babës. Falënderojë të gjithë për besimin dhe përkrahjen e dhënë. “UNË VI NGA MESI JUAJ. Si gjithmonë do të angazhohem për të gjithë qytetarët e komunës Gazi Babë, pa dallim të bindjes politike sepse ajo është e drejtë personale. Do të jem zëri i juaj në ansamblenë komunale të Gazi Babës.”.
Me nderime”, ka shkruar gazetari Ademi.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey