Gecaj i LDK-së: Albin Kurti po frikësohet nga Lista Serbe, s’pati guxim ta shkarkojë Rakiqin

Zyrtari i LDK-së: Albin Kurti po frikësohet nga Lista Serbe, s’pati guxim ta shkarkojë Rakiqin.

Bajram Gecaj i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka reaguar Lëvizjes Vetëvensodje lidhur me deklaratat e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq. Ai dje e quajti kryeministrin Kalbin Kurti hipokrit, teksa i njëjti nuk moti asnjë masë ndaj ministrit të tij, shkruan Gazeta Express.

Gecaj në një postim në “Facebook”, ka thënë se Kurti nuk e ka marrë guximin që ta shkarkojë Rakiqin.

Ndër të tjera, zyrtari i LDK-së , përmendi se si ish-kryeministri Isa Mustafa i kishte shkarkuar tre ministra të Listës Serbe.

“Si zakonisht, LVV paskan shkruar diçka por nuk paskan thënë bash asgjë … ata duhet të na shpjegojnë përse lideri i tyre i frikohet Listës Serbe … a jeni ju të njëjtit të cilët e kallët Kosovën flakë duke kërkuar dorëheqjen e Jabllanoviqit … Goran Rakiq ua ka ofenduar rëndë kryeministrin dhe rrjedhimisht ka ofenduar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pasi që kryeministri do të duhej, së paku nominalisht, të përfaqësonte tërë popullin … ai që shkarkoi Agim Veliun bash për asgjë, nuk e merr guximin ta bëjnë të njëjtën ndaj vartësit të tij Rakiq, i cili liderin suprem e etiketoi si aktor, gënjeshtar, e hipokrit … po e përsëris, Isa Mustafa kishte shkarkuar tre ministra nga Lista Serbe … por duket ashiqare se Albin Kurtit ja kanë gjetë hallin dhe i kanë zbuluar gjenin e frikacakut!”, ka shkruar ai.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey