Gecaj thotë se vendimi i Qeverisë Kurti nuk i lejon qytetarët të lëvizin lirshëm

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj thotë se vetëm kosovarëve nuk iu mundësohet lëvizja e lirë nga vendimi i qeverisë Kurti.

Gecaj ka shkruar në Facebook se gjatë qeverisë Hoti kanë parashtruar disa parakushte lidhur me këtë niciativë.

“Kjo në fakt ishte iniciuar në kohën e Qeverise Hoti, megjithatë, ne kishim parashtruar disa parakushte në mënyrë që të aprovonim këtë iniciativë (shih më poshtë pjesë nga e-mailin në anglisht dërguar organizatorëve). Pra, ne kishim insistuar se, nëse ne do të pranonim të bëheshim pjesë e asaj marrëveshje, dhe nëse ajo marrëveshje do te kishte ndonjë kuptim real, Serbia do të duhej të plotësonte këto parakushte: njohja e tabelave të veturave kosovare, njohja e lejeve të qarkullimi, njohja e licencave të makinave, heqja e kërkesave për dokumente shtesë të cilat e bëjnë qarkullimin me letërnjoftim të vështirë, siç është për shembull formulari i hyrje-daljeve të cilën e kërkon Serbia për kosovarët, si dhe largimin e cilësdo kërkesë tjetër të cilësdo natyre që vështirëson lëvizjen e lire përgjatë dhe drejt shteteve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Gecaj.

Ai i ka shtruar pyetje publike ministrit Sveçla nëse Serbia i ka pranuar këtë parakushte.

“Pyetja publike për Ministrin Sveçla është të na sqaroi nëse i ka pranuar Serbia këto parakushte, dhe nëse po, të bëhet publik dokumenti. E nëse jo, Ministri Sveçla dhe Qeveria Kurti II, u kanë mundësuar të gjithë qytetarëve të shteteve të Ballkanit Perëndimorë lëvizje të lirë, pos qytetarëve të Kosovës (në Serbi)”, ka shkruar ai.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey