Geci: Albin Kurti me duart e veta po ja jep pushtetin Hashim Thaçit

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci nëpërmjet një postimi në Facebook ka theksuar se Albin Kurti po e rrëzon vete veten e tij dhe po e kthen në pushtet Hashim Thaçin.

“Këtë qeveri nuk po e rrëzon LDK-ja por po e rrëzon vet Albin Kurti dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pikë” shkruan Geci në Facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Me pas qenë unë Kryeminister ne vend të Albin Kurtit krejt ministrat 15 me mi pas ba Hashim Thaqa edhe kta dy zëvendes ministrat 17 e une kryeminister i tyre vallahi as qe i kisha pa as qe kisha ditë qe egzistojnë por Albin Kurti nu po don vazhdu me qenë kryeminsitër, thjesht me vet deshirë me dur te veta po don me ja kthy pushtetin Hashim Thaçit nuk është problemi as Agim Veliu, as LDK në këtë mes Agimi është behanja e qervishit një lugë tlynë,

Rexhep Selimi tregoj vet mbrëmë në TV Dukagjin.

Këtë qeveri nuk po e rrëzon LDK-ja por po e rrëzon vet Albin Kurti dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pikë.

Amerikanët mbrëmë në orët e vona na treguan te verrteten të gjithëve dhe këtë permes Ambasadorit Kosnet.
Qeveria e Ramush Haradinajt është rrëzua sepse Amerika ka dashtë me rrëzua këtë e dijnë të gjithë edhe Ramushi e din,fillimisht u munduan me ia lënë fajin ftesës së Hagës por nuk funksiono gjatë edhe Albin Kurti tani në këto momente po munohet me ja lënë fajin LDK dhe Albinit dhe VV për kto momente po i funksionon kjo përmes Vjosa Osmanit por ta dini të gjithë se nē momentin kur Albin Kurti nuk kanë dashtë me folë në telefon me Këshilltarin për siguri kombëtare Amerikane, qeveria e tij u rrëzua ,ma vonë do të delë e vërteta e kësaj çështje kurrfarë faji këtu nuk ka as Agim Veliu as të LDK -ja por por fajtori kryesor është vet Albin Kurti që nuk po e dëgjon Amerikën edhe për këtë arsye po shkon prej shtëpie sepse ata e kanë shliru ketë vend.

Ramush Haradinaj nuk e dëgjoj Amerikën, i hupum nja 2 vjet dhe shkoj prej shpije!

Albin Kurti nuk po guxon me dhanë dorëheqje dhe me tregu te verrteten siç dha Ramush Haradinaj sepse e ka ni UÇK të facebook-ut me profila falso, e tani qka me ju than ky ktyre UÇKsë së FB-së ktq tan dyjen e shajn .
Hashim Thaqi kur ka qenë ne Rambuje e ka pas një UÇK në mal në krye me Adem Demaqin dhe nuk guxonte ta nënshkruante marrëveshjen e Rambujes edhe e shtyu per dy javë, e për qato dy javë ushtria serbe na i ka vra 10 mijë shqiptarë edhe tani situata pak a shumë êshtë e njejtë si në kohën e Rambujes Hashimi aso kohe ka pas telashe me komandantat e UÇK-së ne male edhe ky Albini tani po ka telashe me këta UÇK-në FBsë me dhanë dorëheqje nuk guxon sepse UÇK-ja – FB ja rrehin sahanat e teneqet te kryet per çdo natë deri te tranojnë, e ky
e ka gjet Vjosa Osmanin si mashë qe me ja lanë fajin LDK-es edhe Vjosa Osmani po tutet prej ksaj UÇK -ja në FB dhe bashkë me komandant Albin Kurtin dhe UÇK es se FB -es po thojnë kena me ja rreh sahanat e lugt te dyrt e LDK se LDK -ja është fajtore por verrteta është krejt ndryshe dhe do te msohet ma vonë.

The post Geci: Albin Kurti me duart e veta po ja jep pushtetin Hashim Thaçit appeared first on ShqipMedia.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey