Gejts nuk do të jetë miliarderë, vendos paratë ti jap për humanizëm dhe paqe

Një nga njerëzit më të pasur në botë, miliarderi dhe filantropisti Bill Gates, ka njoftuar se do të heqë dorë nga pasuria e tij e madhe dhe përfundimisht do të bjerë nga lista e njerëzve më të pasur në botë.

Më parë, Gates njoftoi se do të dhurojë 20 miliardë dollarë për fondacionin “Bill dhe Melinda Gates”, sepse ai ka “detyrim” t’i kthejë shoqërisë pasurinë e tij, raporton BBC.

Njeriu i katërt më i pasur në botë njoftoi në vitin 2010 se do t’i dhuronte të gjitha paratë për bamirësi, por doli se i fitoi më shpejt se sa i shpenzoi dhe që atëherë pasuria e tij është dyfishuar.

Gates njoftoi sot se fondacioni do të ketë gjashtë miliardë dollarë në dispozicion këtë vit, dhe në vitin 2026 do të jetë në gjendje të shpenzojë nëntë miliardë për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë, ndryshimeve klimatike dhe krizës në Ukrainë. Gates ka dhuruar 39 miliardë dollarë që nga themelimi i fondacionit të tij. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey