Gençovska: Urime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

“Bullgaria është vendi që mbështet fuqishëm integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. I urojmë suksese në rrugën që kanë dashur ta ndjekin prej kohësh. Shpresoj që me përpjekje të përbashkëta dhe me mbështetjen tonë të arrijnë atje ku qytetarët e Maqedonisë së Veriut më së shumti dëshirojnë, që është anëtarësimi në BE”, tha Ministrja e Punëve të Jashtme bullgare, Teodora Gençovska, pas nënshkrimit të protokollit dypalësh në Sofje.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, është shprehur se sot hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Për ne është një mundësi historike që pas 17 vitesh të statusit kandidat, Republika e Maqedonisë së Veriut të ketë mundësinë që pasnesër të fillojë negociatat me BE-në, me të cilën fillon faza e fundit e anëtarësimit tonë në BE. Shpresojmë se procesi bilateral me Bullgarinë dhe negociatat për anëtarësim do të mundësojnë bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve tona. Ne presim mbështetje nga Bullgaria në këtë rrugë”, tha Osmani pas nënshkrimit të Protokollit.

Ekspertët nga Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë vazhdojnë të punojnë me grupe ekspertësh nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Shihet se të gjithë ata që u përfshinë investuan sa më shumë për të pasur projekte, memorandume me të cilat marrëdhëniet mes dy vendeve tona hapin një kapitull të ri. Njerëzit dhe institucionet do të lidhen në të gjithë sektorët për bashkëpunim më afërt, bazuar në besimin reciprok”, tha Osmani.

Para nënshkrimit të Protokollit është mbajtur mbledhja e dytë e komisionit të përbashkët ndërqeveritar, të cilin e bashkëkryesuan ministrat Osmani dhe Gencovska.

Nënshkrimi i protokollit dhe mbajtja e mbledhjes së komisionit ndërqeveritar pasojnë dje pasi në Qeveri u miratua korniza propozim-negociative e presidencës franceze me BE-në, pas miratimit të konkluzioneve në Kuvendin e Maqedonisë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey