Getinjo tregon historinë prekëse të adoleshencës: Abortoi fëmijën që prisnim dhe iku

Reperi i njohur, Getinjo i ftuar në rubrikën ‘5 datat’ në Prive, tregoi një ngjarje prekëse nga jeta e tij.

Ai veçoi vitin 2011, kur ka publikuar këngën e parë me videoklip, e cila nuk ka qenë e zakontë për të, pasi brenda ka një histori shumë prekëse që lidhet me jetën e reperit.

Reperi u shpreh se në këngë tregon historinë e dashurisë me një vajzë, e cila mbeti shtatzënë. Mirëpo, ata të dy të nuk mundën ta vazhonin romancën dhe vajza u largua me familjen jashtë vendit, duke abortuar edhe fëmijën.

“Është e bazuar në histori të vërtetë. Vetëm shokët e mi të ngushtë e dinë dhe bëjnë shaka shpesh me mua dhe më thonë imagjino të vijë një fëmijë të thotë ti je babai im. Atë vajzën nuk e kam parë më kurrë, ka ikur jashtë vendit me gjithë familjen. Ajo e ka abortuar fëmijën nga informacionet që kam. Këtë këngë e kam bërë vetëm për t’ia çuar asaj jo për ta publikuar. Kënga doli pa pëlqimin tim nga studio ku e kisha regjistruar”, rrëfeu Getinjo.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey