Gilmour huazohet te Norwich City

Norwich City edhe zyrtarisht e ka kompletuar huazimin e talentit të Chelseat, Billy Gilmour i cili do të bashkohet me skuadrën e Rashicës deri në verën e vitit 2022.

Huazimin e Gilmour e kanë konfirmuar të dyja klubet përmes llogarive zyrtare të rrjetit social “Twitter”.

19 vjeçari ka mahnitur me paraqitjet e tij me Chelsean dhe me Kombëtaren e Skocisë, mirëpo pamundësia dhe konkurrenca e madhe në mesfushën e “The Blues” bënë që ai të kërkojë të marrë më shumë eksperiencë.

“Është shumë ndjenjë e mirë, mezi pres të bashkohem me skuadrën dhe të luaj sa më shumë ndeshje që të mundem”, deklaroi Gilmour.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey