Gjakova proteston për Tomor Morinën

Sharing is caring!

Sot në Gjakovë është organizuar protestë paqësore për lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomorr Morina.

Në protestën e organizuar nga OVL e UÇK-së, dega në Gjakovë, morën pjesë familjarë të dëshmorëve dhe shumë qytetarë, njofton Klan Kosova.

Protestës iu bashkëngjit edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, i cili kërkoi lirimin e menjëhershëm të Tomorit.

“Secili prej nesh e kemi sot një mllef dhe me plot të drejtë. Është e pakuptimtë që ende njëzet vjet pas lufte ata që kanë kryer krime kërkojnë të na dënojnë. Tomorin e duam sa më shpejtë në mesin tonë, në familjen e tij e mes miqëve”.

Gjini po ashtu tha se kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar biseda me autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut dhe se shumë shpejt gjithçka do të konkretizohet”.

The post Gjakova proteston për Tomor Morinën appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Sharing is caring!

Loading...
shares