Gjashtë komuna në Maqedoninë e Veriut me asnjë të sëmurë nga koronavirusi

Gjashtë komuna në Maqedoninë e Veriut nuk kanë asnjë të sëmurë me koronavirusin COVID-19 gjatë ditëve të fundit. Kjo bëhet e ditur nga shifrat e publikuara nga Ministria e shëndetësisë, përcjell INA.

Bëhet fjalë për Kavadarcin, Probishtipin, Bogdancin, Demir Kapinë, Pehçevën dhe Dojranin.

Komunat ku kanë regjistruar nga një rast janë: Krusheva, Dibra, Berova, Resnja, Makedonski Brod dhe Vallandova.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2411 teste dhe se janë regjistruar vetëm 18 të prekur nga virusi.(INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey