Gjenden heroinë dhe marihuanë në Kërçovë, arrestohen dy persona

Policia gjatë kontrollit të automobilit “saab” me targa të Kërçovës dje ka gjetur marihuanë dhe pistoletë, ndërsa pastaj gjatë bastisjes në shtëpinë e shoferit të automobilit në Kërçovë, janë gjetur rreth 1,7 kilogram marihuanë dhe rreth 160 gramë heroinë, si dhe peshore digjitale, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Dje në orën 21:45 në rrugën “29 nëntori” në Kërçovë nëpunësit policor nga SPB Ohër – RPB Kërçovë kanë ndaluar automobilin “saab” me targa të Kërçovës, të vozitur nga F.M.(40)ndërsa bashkëudhëtar ka qenë P.J. gjatë kontrollit tek ato është gjetur marihuanë në disa paketime, pistoletë e markës “Zoraki” dhe një plumb, informojnë nga MPB.

Pastaj, pas urdhërit të dhënë gjyqësor, është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të F.M. në Kërçovë dhe me ç’rast është gjetur, marihuanë dhe peshore digjitale të cilat janë vendosur në një kuti metalike të gropuar në oborrin e F.M.

“Gjatë bastisjes së kryer gjithsej janë gjetur rreth 1,7 kilogram marihuanë dhe rreth 160 gramë heroinë”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Pas dokumentimit të rastit, do të ngritet padi penale deri te prokuroria kompetente për vepra të kryera penale sipas nenit 215 dhe 396 të KP.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey