Gjendet i vdekur në hotel doganieri në Sarandë, kërkohej prej 4 ditësh

Një doganier që punonte në doganën e Qafë-Botës është gjetur i vdekur. Sipas news24 doganieri është gjetur i pajetë në dhomën e një hoteli, në Sarandë.

Viktima është 63 vjeç, i quajtur Janaq, dhe po kërkohej prej katër ditësh.

Dyshohet se vdekja ka ardhur nga një atak kardiak. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pritet të zbardhë shkaqet e vdekjes së doganierit.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey