Gjendet një makinë e djegur, dyshimet për vrasjen e djalit të tezes së Fatmir Haklajt (FOTO)

Një automjet i djegur është gjetur në Golaj të Hasit dhe dyshohet se është e autorëve të vrasjes së Guxim Gjyriqit në mesnatë në Bajram Curri.

Autorët që pritën Guxim Gjyriqin, e qëlluan me breshëri automatiku dhe më pas u larguan menjëherë nga vendngjarja mund të kenë zgjedhur të djegin automjetin e tyre për të humbur gjurmët, një skenë e parë shumë herë më parë në atentate të tilla në Shqipëri.

Policia ndërkohë po bën krehjen e gjithë zonës për të zbuluar, identifikuar dhe kapur autorët por ndërkohë nga automjeti mund të gjendet ndonjë provë. Fshati Golaj gjendet 55 kilometër larg qytetit ku ndodhi ngjarja.

Guxim Gjyriqi 47 vjeç, eshte djali i tezes së Fatmir Haklajt. Ai është vrarë pranë pikës së karburantit të tij në lagjen “Partizani”. Autori i ka zënë pritë dhe e ka ekzekutuar, ndërsa më pas është larguar duke humbur gjurmët në errësirë duke përfituar nga nata.

Vrasja në Tropojë, kryebashkiaku: E para pas 18 viteve në qytet, ishte njeri pa probleme

Kryetari i bashkisë së Tropojës Rexhë Byberi në një prononcim për Report Tv u shpreh se viktima njihej në komunitet si njeri i qetë dhe pa probleme. Ai theksoi se kjo është vrasja e parë brenda në qytet pas 18 viteve. “Unë nuk e njoh për njeri me probleme, ishte i qetë, nuk e di nëse ka hakmarrje. Brenda në qytet kjo është vrasja e parë që ndodh pas 18 viteve” tha ai.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey