Gjendja e rëndë ekonomike në Mitrovicë, qindra të rinj punojnë në vendgrumbullimin e mbeturinave

Gjendja e rëndë ekonomike në Mitrovicën e ndarë në dysh, po i shtyn shumë të rinj që të rrezikojnë edhe shëndetin e tyre për mbijetesë. “Çapuritësit”, siç i quajnë të gjithë këtu, janë “punëtorë” pothuajse të përhershëm në vendgrumbullimin e mbeturinave në Gërmovë.

Me këtë punë ata sigurojnë ekzistencën e familjeve. Edhe pse të vetëdijshëm se po rrezikojnë shëndetin, rrëfejnë se nuk kanë zgjidhje tjetër. Mbi 30 persona të moshave madhore, duke mos llogaritur edhe një numër të madh të miturish që vinë nga fshatra të ndryshme të Mitrovicës, janë vizitorët e përditshëm të këtij vendgrumbullimi.

Ata shpesh mbështjellin fytyrën dhe në duar mbajnë doreza, ndërsa disa nuk e lënë kameran të afrohet, sepse nuk duan të mësohet se çfarë pune bëjnë. Mjeku infeksionist Visar Gashi u shpreh se personat në fjalë gjatë punës së tyre dhe kushteve në të cilat punojnë, janë të ekspozuar ndaj një rreziku të madh shëndetësor.

Ai përmendi sëmundje që nisin nga ato më të lehtat e deri tek ato të rëndat dhe më të rrezikshmet, siç janë hepatiti B dhe C, me të cilat tha se mund të përballet secili prej personave që punojnë në ato kushte, por dhe familjarët e tyre.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey