“Gjenerali i Iranit u vra për lojë, ka marrëveshje mes vendeve”

Studiuesi i njohur, Redi Shehu hodhi një teori në “Open” në Top Channel, ku tha se gjenerali Qassem Soleimani u vra me marrëveshje.

“Unë mendoj se ka një marrëveshje mes dy vendeve. Nuk mund ta quaj një teatër. Të dy vendet thanë se nuk duam luftën dhe ndërkohë bënë një akt lufte. Të kujtojmë që në dy liderët dhe dy vendet janë në prag të zgjedhjeve”, deklaroi Shehu.

Më tej ai shtoi: “Gjithashtu u sulmua Iraku, në një farë patronazhi mbi Irakun se mund të sulmoheshin edhe vende të tjera aty. Unë bashkohem me mendimin e kolonel Demiraj që kjo është një shou”.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey