Gjermania dhe Italia ‘braktisin’ amerikanët, largohen nga baza e SHBA në Irak

Mediat italiane informojnë mëngjesin e sotëm se gjatë natës trupat italiane të pozicionuara në bazën amerikane në Baghdad janë larguar duke u transferuar në një zonë më të sigurt e jo shumë larg bazës së mëparshme.

Bëhet fjalë për repartin italian i pozicionuar në bazën NATO “Union3”, i përbërë prej rreth 50 trupash ushtarake italiane të impenjuara në misionin “Nato mission Irak” në përgatitjen stërvitore të ushtrisë irakene.

Trupat italiane nuk janë kthyer në Itali por janë transferuar në një bazë tjetër më të sigurt e jo shumë larg zonës së mëparshme.

Edhe Gjermania do të tërheqë disa prej trupave të saj të vendosura në Irak si pjesë e koalicionit anti ISIS, deklaroi Ministria gjermane e Mbrojtjes (Bundeswehr), pas vrasjes nga SHBA të komandantit iranian të Forcave Kuds, Qassim Soleiman.

“Të 30 ushtarët e vendosur në Bagdad dhe Taji do të transferohen në Jordani dhe Kuvajt”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes duke shtuar se tërheqja “do të jetë e menjëhershme”.

Që prej vrasjes së komandantit iranian Qasem Soleiman baza amerikane ku ishin pozicionuar dhe trupat italiane ishte nën shënjestrën e mortajave që gjatë 48 orëve të fundit kishin vënë në rrezik serioz jetën e tyre.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey