Gjermania merr kryesinë e Këshillit të Bashkimit Evropian, Meta: Mundësi që nuk duhet humbur

Lufta kundër Covid-19, shqiptarët dhurojnë mijëra euro në Itali (Foto)

Lufta kundër Covid-19, shqiptarët dhurojnë mijëra euro në Itali (Foto)Gjermania sot zyrtarisht merr kryesinë e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Fokus kryesor i presidencës gjermane do të jetë rimëkëmbja ekonomike pas goditjes që mori nga pandemia COVID-19, duke përfshirë këtu miratimin e Kornizës shumëvjeçare financiare dhe fondin për përballje me pasojat e pandemisë.

Ndërkohë lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasada gjermane në Shqipëri ku njofton se Ambasadori Peter Zingraf do paraqesë përparësitë e Kryesisë gjermane të Këshillit të BE-së dhe do flasë mbi perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Këshilli është organi kryesor vendimmarrës i BE-së. Së bashku me Parlamentin Evropian bart përgjegjësinë për miratimin e ligjeve të BE-së. Këshilli i BE-së përbëhet nga ministrat e qeverive nacionale të të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Në takime marrin pjesë ministrat përgjegjës për temën që diskutohet.

Çdo gjashtë muaj, një shtet anëtar i ndryshëm merr përsipër presidencën e BE-së, që nënkupton kryesimin e këtyre takimeve dhe përpilimin e agjendës së përgjithshme politike.

Meta: Mundësi që nuk duhet humbur

Presidenti i vendit, Ilir Meta e quan marrjen nga Gjermania te Presidencës së Bashkimit Europian, si nje mundesi qe nuk duhet humbur kurrsesi.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, teksa poston edhe nje foto gjate nje takimi me kancelaren Merkel, Meta thekson se “Shqipëria duhet të zbatojë të gjitha kushtet e vendosura sa më parë”.

Duke sjelle ne kujtese takimin e nje dite me pare me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin, presidenti Meta, shkruan se “ai ishte një hap i parë optimist për vijimin e emërimeve të Gjyqtarëve të tjerë Kushtetues”.

“Shpresoj që kjo të frymëzojë një qasje të ngjashme gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat ku nevojiten reforma kyçe”- thekson Meta.

Mesazhi i Metës

Sot Gjermania nis kryesimin e Presidencës së Bashkimit EuropianLufta kundër Covid-19, shqiptarët dhurojnë mijëra euro në Itali (Foto).
Mirënjohës për vendosjen e ShqipërisëLufta kundër Covid-19, shqiptarët dhurojnë mijëra euro në Itali (Foto) dhe Maqedonisë së VeriutLufta kundër Covid-19, shqiptarët dhurojnë mijëra euro në Itali (Foto) në krye të agjendës europiane. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur kurrësesi!
Shqipëria duhet të zbatojë të gjitha kushtet e vendosura sa më parë.
Takimi i djeshëm me Kryetarin e Parlamentit ishte një hap i parë optimist për vijimin e emërimeve të Gjyqtarëve të tjerë Kushtetues.
Shpresoj që kjo të frymëzojë një qasje të ngjashme gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat ku nevojiten reforma kyçe.
Pritshmëritë për nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane janë të larta.
Nuk do të kursej asnjë përpjekje për Shqipërinë Europiane! Lufta kundër Covid-19, shqiptarët dhurojnë mijëra euro në Itali (Foto)Lufta kundër Covid-19, shqiptarët dhurojnë mijëra euro në Itali (Foto)

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey