Gjest i madh: Vlora Dumoshit ia gjejnë kuletën, ia dërgojnë te zyret e LDK-së

Vlora Dumoshit ia gjejnë kuletën, ia dërgojnë te zyret e LDK-së.

Deputetes së LDK-së, Vlora Dumoshi, ia kanë gjetur kuletën që i kishte humbur paraditen e sotme.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka falënderuar dy djemtë që ia kanë dërguar kuletën e humbur te zyret e LDK-së.

“Sot, këta djemë me zemër plot më sjellen kuleten time të humbur në Prishtinë. Shembull për t’a admiruar gjithë secili nga ne.Ju faleminderit Anton Nila dhe shokut të tij”, ka shkruar ajo.

Dumoshi mëngjesin e sotëm njoftoi se i ka humbur kuleta me të gjitha dokumentet personale, diku te Qafa në Prishtinë, derisa kërkoi ndihmë nga ata që mund ta gjenin.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey