Gjiganti anglez ka gati 30 milionë euro për Moratan

Arsenali është duke menduar për të bërë ofertë për Alvaro Moratan në afatin kalimtar të verës.

Sulmuesi spanjoll është i huazuar nga Atletico Madridi te Juventusi, ku ka shënuar 11 gola në këtë sezon.

“Zonja e Vjetër” e ka opsionin e blerjes për 35 milionë euro, por thuhet se italianët duan të negociojnë për blerjen e tij për një çmim më të vogël.

Sipas “Tuttomercatoëeb”, Arsenali mund t’i bëjë konkurrencë Juventusit për Alvaro Moratan.

“Topçinjtë” thuhet se janë të gatshëm për të paguar 30 milionë euro për ish-sulmuesin e Chelseat. Në anën tjetër ky çmim mund të pranohet nga Atletico Madridi, nëse Juventusi nuk vendosë paraprakisht për blerjen e Moratas.

29-vjeçari me Atletico Madridin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey