Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, reperi Gjiko publikoi të dielën këngën e tij më të re me titull “Gjoni”.
Kënga është ritmike e zhanrit hip-hop dhe trajton një tematikë të veçantë.
Muzika është realizuar nga vëllai i tij, reperi Big Bang Beats, ndërsa vargjet e tekstit janë të shkruara nga vet ai.
Kënga është shumë e veçantë, pasi teksti i saj i dedikohet hasmërive ndër farefisnore, të cilat shpesh kanë ardhur si rezultat i hakmarrjes.
Pjesë e klipit janë edhe disa elemente tradicionale si oda e burrave të besës apo arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar.