Gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë përplas komunën dhe MASH

Gazetare: Melihate Rustemi/Alsat

Çështja e gjimnazit “Sami Frashëri” në Kumanovë sërish ka përplasur komunën e Kumanovës dhe Ministrinë e Arsimit pasi këshilltarët e BDI-së në Kumanovë kërkuan nga Ministri zgjidhje të shpejt me objektin e kësaj shkolle që nuk plotëson as kushtet elementare për mësim.

Reagimi i këshilltarëve erdhi pasi kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski përmes një postimi në Fejbusk kritikoi harxhimet që BDI-ja bëri në manifestimin për 20 vjetorin e formimit të saj duke theksuar se do të ishte më mirë që këto para të përdoreshin për shkollën “Sami Frashëri”.

“I bëjmë thirrje kryetarit të Kumanovës që mos të merret me fjalë, mos të merret me deklarata boshe ngaqë si të tilla me politikë qëndrore ka kush të merret. Le të merret me problemet reale të qytetit të Kumanovës…e mos të merret me përmendore dhe manifestime te BDI-së ”, tha Arta Memedi Ademi, këshilltare e BDI-së në Komunën e Kumanovës.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha sa se pushteti qendror është i gatshëm të investoj në ndërtimin e shkollës, porse paraprakisht duhet të ketë dokumentacion të kompletuar nga komuna e Kumanovës.

“Nga ana e ministrisë mjetet janë të siguruara por do të financohen projekte të cilat kanë dokumentacion të kompletuar dhe që dorëzohen nga ana e kryetarëve të komunave të cilët aplikojnë në këtë dhe pastaj vijojnë procedurat e rangimit të projekteve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”, u shpreh Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Por, kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski tha për Alsat se komuna ka kompletuar dokumentacionin me kohë, por se Ministria e Arsimit ka shpërfillur në vazhdimësi kërkesën e saj. Dimitrovski thotë se takimi i sotëm është një manipulim nga ana e këshilltarëve të BDI-së me Ministrin e Arsimit.

“Dua të dërgoj një mesazh deri te gjitha ata të cilët kanë bërë takime partiake në ministri se për zgjidhjen e problemit me objektin e gjimnazit Sami Frashëri në Kumanovë ka konsensus të përgjithshëm politik mes të gjithë anëtarëve të këshillit dhe jo vetëm të këshilltarëve të BDI-së. Nuk është e vërtetë. Ja ku janë dokumentet”, tha Maksim Dimitrievski, kryetar i Komunës së Kumanovës.

Njëri dokument i dërguar nga 2018 dhe tjetri i dërguar përsëri, edhe një tjetër deri te ministria dhe shumë të tjerë që nga ajo kohë e deri tani dhe nuk ka asnjë përgjigje nga ministria. Ja ku është edhe vendimi dhe projekti për shkollën e mesme Sami Frashëri.

Për momentin ndërmarrja publike përgatit dokumentacionin sepse ministria nuk i ka bërë detyrimet e saj për përgatitjen e projektit për gjetjen e mjeteve për një shkollë të tillë.

Në vend që të festojnë triumf ditor të partisë, ajo mjete mund t’i destinonin në Komunën e Kumanovës, bashkë ta ndërtonim dhe ta tejkalonim këtë problem”.

Gjimnazi “Sami Frashëri” funksionon në ndërtesën e ish kombinatit industrial bujqësor. Në të njëjtin objekt mësojnë edhe nxënësit e shkollës teknike. Objekti është gjendje jo të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimore. Klasat janë jashtë standardeve ndërsa mungojnë edhe kabinetet dhe kushtet tjera për mësim./Alsat

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey