Gjimshiti pranon gabimin, barazimin nuk e vlerëson rezultat të mirë

Berat Gjimshiti është prej lojtarëve më të mirë që ka Shqipëria. Por gabimi i tij kushtoi me gol në ndeshjen ndaj Islandës, që përfundoi 1:1.

Gjimshiti ka kërkuar falje për gabimin.

“Për mua është rezultat i keq. Në pjesën e dytë bëmë shumë gabime. Te goli gabova unë, i kërkoj falje skuadrës. Teknikisht duhet ta kisha hequr topin më mirë. E kishim mundësinë të fitonim ndeshjen. Vendasit ishin më agresivë, kemi humbur shumë duele. Ata kishin më shumë vetëbesim në pjesën e dytë dhe krijuan më shumë”, ka thënë Berat Gjimshiti.

“Është e vështirë të thuhet pse ndodhin gabimet në mbrojtje. Unë gabova teknikisht. Doja të hiqja topin, e godita keq dhe ia dhashë kundërshtarit si asistim. Duhet të përmirësohemi për të mos përsëritur gabimet. Ne që kemi më shumë përvojë duhet të ndihmojmë të tjerët. Ishte e vështirë të ishim më agresiv. Ne kemi ardhur që të fitojmë ndeshjen. Kemi skuadër me cilësi dhe duhet të jemi të vetëdijshëm për atë që duam të arrijmë. Do t’ia dalim nëse nuk i bëjmë ato gabime”, ka shtuar mbrojtësi i qendrës.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey