Gjira pendohet! Thotë se është sqaruar me Melindën por përsëri nuk i ndal kunjat

Janë duke vazhduar akoma postimet e Gjirës kundrejt reperes Melinda Ademi, përkundër se kjo e fundit nuk ka bërë ndonjë reagim publik.

Kësaj radhe, artistja që jeton dhe vepron në Gjermani ka bërë një postim duke treguar se është sqaruar privatisht me autoren e “Qa din ti”.Ajo thotë se e ka fshirë njërin shkrim pasi është sqaruar me të në privat, por që qëndron ende prapa asaj që ka thënë.

“Ku çka shkaktoi ky status, paramendoje çfarë do të ndodhte po të bëja akoma muzikë. E sqaruam privat prandaj e kam fshirë por kjo nuk do të thotë që ndërrova mendje. Besoj që çdokush i ka arsyetimet e veta. Ndoshta tani si nënë që jam vet, u habita shumë nga ky gjest i shpejt. Sidoqoftë.. ka raste në jetë që kur është në rregull që të mos shitesh ‘cool’, në këtë botën virtuale që po dëshirojmë me çdo kusht të dukemi të palënduar”.
“Preferoj të vërtetën. Muzika është për opinion. Shyqyr që nuk e kemi gjithë të njëjtën”, ka shkruar ajo.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey