Gjithçka gati për ceremoninë zyrtare të pranimit të detyrës së presidentes Osmani

Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për zhvillimin e ceremonisë së pranimit të detyrës së Presidentes së Kosovës.

Në sheshin “Ibrahim Rugova” në kryeqytet është shtruar edhe tepihu i kuq, ndërsa janë përfunduar edhe dekorimet e nevojshme.

Në kryeqytet janë shtuar edhe kontrollet e Policisë së Kosovës derisa pritet të zhvillohen aktivitete në kuadër të pranimit të detyrës zyrtare nga Presidentja Osmani.

Në sheshin ‘Ibrahim Rugova’ janë parë edhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it në Kosovë, në mesin e tyre ambasadori amerikan, Philip Kosnett dhe ai Italian, Nicola Orlando.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey