Tashmë zgjedhjet e Kosovës janë caktuar më 14 shkurt 2020.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar një mbledhje urgjente lidhur me datat e aplikimit për partitë politike që do të kandidojnë në zgjedhje.
Po ashtu, gjatë mbledhjes u diskutua edhe mënyra e aplikimit të mërgimtarëve për të votuar.
Periudha e aplikimit për regjistrimin përmes postës për zgjedhjet në Kosovë është nga 13 janar deri më 24 janar.
Ndërsa periudha e votimit përmes postës është nga 2 shkurt deri më 12 shkurt, sipas KQZ.
– Aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve fillon më 8 janar dhe përfundon më 16 janar 2021;
– Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të
mbahet më 1 shkurt 2021;
– Fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët fillon më 3 shkurt dhe përfundon më 12 shkurt 2021.
Për detaje për diasporën kliko në vazhdim: https://www.kqz-ks.org/
The post Gjithçka që duhet të dije diaspora për zgjedhjet e Kosovës appeared first on ShqipMedia.