Gjoba deri në 300 euro për ata që refuzojnë regjistrimin

Për të gjithë ata që refuzojnë të regjistrohen në regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut janë paralajmëruar gjoba të larta. Kjo u bë e ditur sot nga Qeveria.

Zëdhënësi i saj, Dushko Arsovski në konferencën e sotme për shtyp tha se procesi i regjistrimi “po zhvillohet dhe do të zhvillohet plotësisht nën masa të sigurta”. Arsovski pohoi se janë përpiluar protokolle për mbrojtje nga Covid-19 dhe se nuk ka nevojë për shtyrje të këtij procesi.

“Pjesëmarrja në regjistrim është e detyrueshme. Ka përgjegjësi penale vetëm për nxitje të bojkotit të operacionit statistikor. Kundër atyre që që do të refuzojnë regjistrimin do të inicohet procedurë kundërvajtjeje. Dënimet shkojnë deri në 300 euro”, tha mes tjerash Arsovski.

Ndërkohë, thirrjet për bojkot të regjistrimit nga opozita maqedonase VMRO-DPMNEnuk kanë të ndalur. Nga kjo parti akuzojnë Kryeministrin Zoran Zaev dhe partin e tij se në kohë pandemie po luajnë bast me shëndetin dhe jetën e qytetarëve. “Në mes të pandemisë insistojnë në regjistrim për arsye se për ata nuk është operacion statistikor por politik. Për shkak të tregtisë së Zevit në mes të valës së re me mijëra të sëmurë dhe dhjetëra të vdekur në ditë ata do të dërgojnë 5.500 regjistrues në shtëpi dhe në këtë mënyrë do të rrezikojnë me ndonjë shpërthim të mundshëm të sëmundjes”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së

Enti Shtetëror i Statistikave po vijon me regjistrimin dhe se deri tani nga diaspora janë regjistruar mbi 121 mijë qytetarë. Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar që vendi të realizojë këtë operacion që është i rëndësishëm dhe strategjik. Ky regjistrim po zhvillohet pas thuajse 20 viteve, pas dështimit të atij në vitin 2011. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey