Gjoba për 175 shoferë të dehur, kryesisht në Shtip, Shkup, Ohër dhe Kumanovë

Ministria e Brendshme njoftoi se dje nga ora 22 deri në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm, policia ka gjobitur 175 shoferë që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit.

Sipas raportit, 35 gjoba janë shqiptuar në territorin e SPB Shtip, 24 në SPB Shkup, 20 në territorin e SPB Ohër dhe SPB Kumanovë si dhe në komuna tjera.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thuhet në MPB.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey