Gjobë 25 mln lekë dhe procedim pronarit te resortit në Himarë, ja për çfarë akuzohet

La Liga mund të rikthehet shumë shpejt, lumturohen tifozët

La Liga mund të rikthehet shumë shpejt, lumturohen tifozët

Pronari i një resorti në Himarë është proceduar penalisht ditën e sotme. Ai akuzohet se ka hedhur inerte dhe mbeturina në bregdet, si dhe ka ndërtuar pa leje.

Policia ka njoftuar gjithashtu se subjekti është gjobitur edhe me 25 milion lekë të vjetër.

“Subjekti privat, një resort në pronësi të shtetasit A.K, ka bërë ndërhyrje të paligjshme në sistemimin e plazhit bregdetar duke hedhur mbeturina dhe inerte, si dhe ka ndërhyrë duke rindërtuar me dërrasa një objekt në plazh, pa leje nga autoritete”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Aksioni nga Policia e Himarës në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT).

Subjekti privat, një resort në pronësi të shtetasit A.K, ka bërë ndërhyrje të paligjshme në sistemimin e plazhit bregdetar duke hedhur mbeturina dhe inerte, si dhe ka ndërhyrë duke rindërtuar me dërrasa një objekt në plazh, pa leje nga autoritetet.

Në vijim të veprimeve, Komisariati i Policisë Himarë ka nisur procedimin penal ndaj pronarit të subjektit, shtetasit A.K., për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Ndërtim pa leje”.

Po ashtu, IKMT ka ndëshkuar subjektin me masë administrative – gjobë 2.500.000 lekë për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Për kundravajtjen, IKMT nisi procedurat ligjore duke pezulluar çdo lloj punimi dhe sanksionoi me vendim, subjektin kundravajtës.

Policia e Shtetit dhe IKMT u bëjnë thirrje gjithë subjekteve të tregojnë kujdes maksimal në lidhje me pronën publike, pasi në të kundërt do të përballen me pasoja të forta konform ligjit.

Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 apo Komisariatin Dixhital.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey