Gjobiten 174 shoferë në Shkup

Gjithsej 174 masa janë shqiptuar dje në Shkup në kuadër të kontrolleve në zonën e trafikut që i kryen Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Siç informon MPB-ja, 17 sanksione janë shqiptuar për drejtimin e automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 15 gjoba për vozitje të veturës pa patentë shofer si dhe tre gjoba për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

“Janë shqiptuar pesë masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të veturës, nëntë për mos respektimin e semaforit, tre masa për mospërdorim të rripit të sigurisë”, thonë nga atje.

Nga MPB, kanë bërë të ditur se aksionet e përforcuara kontrolluese vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ata kanë bërë thirrje deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat në komunikacion që ta rrisim sigurinë në rrugë dhe bashkë të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey